Apple konfirmon: iPhone ka probleme

Mobile

Apple konfirmon: iPhone ka probleme

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 23:37
Ilustrim

Apple ka konfirmuar që kamera e iPhone ka probleme serioze. Sipas kompanisë, bëhet fjalë për kamerën e përparme të selfie. Ky problem është tek modelet iPhone XS, iPhone Xs Max dhe iPhone XR.

Apple thotë se kamera e përparme jep një efekt misterioz, por përditësimi i ardhshëm i IOS do të rregullojë këtë problem.

Përdoruesit thonë se kamera aktuale e bën fytyrën e tyre të duket si një kukull plastike. Ky efekt, thonë ata, ndodh në mjedise që janë të ndriçuara mjaft mirë.

Anomalia me fotot selfie tek këto modele të iPhone shfaqet kur aplikoni opsionin “Smart HDR”.

iPhone XS dhe iPhone XS Max janë smartphone më të fundit të Apple. I pari doli në shitje më 21 Shtator me një çmim prej 999 Dollarë, kurse i dyti kushton 1099 Dollarë. XS ka një ekran 5.8 inç, kurse XS Max 6.5 inç. Të dyja modelet kanë një kamera 12 megapixel, kurse atë të selfie 7 megapixel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat