Tableti i palosshëm nga Samsung mund të lansohet së bashku me Galaxy X

Mobile

Tableti i palosshëm nga Samsung mund të lansohet së bashku me Galaxy X

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 13:26
Samsung Galaxy F

Samsung Galaxy F (ose Galaxy X), telefoni i palosshëm i Samsung mund të njoftohet muajin e ardhshëm, dhe mund të pasohet nga një tablet, poashtu i palosshëm.

Ndërsa pamja e mësipërme nxjerr në pah tabletin e palosshëm Lenovo Folio që tashmë është promovuar në një shfaqje tregtare, Samsung mund të jetë duke punuar në versionin e tyre. Së fundmi janë vënë në dukje dokumente të cilat tregojnë se Samsung ka punuar në patentë për një dizajn të tabletit të palosshëm.

Ndërkohë që telefoni i palosshëm Samsung Galaxy F do të ofrojë një ekran të madh, disa njerëz mund të dëshirojnë edhe më shumë hapësirë të ekranit. Imagjinoni një tablet që mbështillet, duke ofruar një përvojë laptopi me njërën pjesë si tastierë.

Pritet që tableti të lansohet me Galaxy F, me një njoftim të mundshëm në fillim të muajit të ardhshëm.

Tabletët aktual me tastierë shtesë ofrojnë një alternativë të laptopëve. Por me një ekran të palosshëm, mund të bëhen më të vogla dhe të ofrojnë një tastierë të ndërtuar që nuk kërkon mbushje dhe zhduket kur nuk është në përdorim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat