Oppo lanson smartfonin e ri R17 Neo

Mobile

Oppo lanson smartfonin e ri R17 Neo

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 07:34
R17 Neo

Kompania e njohur kineze, Oppo, ka lansuar smartfonin e ri R17 Neo.

R17 Neo vjen me ekran 6.4-inç AMOLED me prerje (notch) dhe rezolucion prej 1080+, procesorin Snapdragon 660, 4 GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi përmes kartelës microSD.

Ky smartfon, po ashtu, vjen me kamerën kryesore të dyfishtë prej 16 + 2 megapikselë dhe atë të përparme prej 25 megapikselë. R17 Neo peshon 156 gramë dhe ka baterinë me kapacitet prej 3,600 mAh.

Sa i përket çmimit, Oppo R17 Neo kushton rreth 305 euro.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat