Huawei Mate 20 Pro me performanca mahnitëse, konkuron me iPhone XS Max dhe Galaxy Note 9

Mobile

Huawei Mate 20 Pro me performanca mahnitëse, konkuron me iPhone XS Max dhe Galaxy Note 9

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 16:31
Huawei Mate 20 Pro

Huawei është njëri ndër prodhuesit më të nënvlerësuar të smartfonëve.

Kompania shet jashtëzakonisht shumë smartfonë në Azi, mirëpo ka ngecur me përhapje në tregun evropian dhe amerikan.

Së fundmi, Huawei ka vendosur të lëshojë në treg smartfonin Huawei Mate 20 Pro, i cili konkurron me modelet Galaxy Note 9 dhe iPhone XS Max.

Madhësia e telefonit është 6.4 inç me rezolucion 1440 x 3120 pikselë. Kamera e parë është 24 megapikselë me sensorë të dyfishuar, e dyta me 20 megapikselë dhe e treta me 8 megapikselë.

Huawei Mate 20 Pro vjen me 4 ngjyra, e zezë, e gjelbër, e kaltër dhe vjollcë. Procesori është Octa-core me 2600 MHz. Gjithashtu vjen me 6GB memorje, hapësirë të brendshme 128 dhe 256 GB.

Sistemi operativ është 9.0 ‘PopupAndroid’, me bateri me kapacitet 4200 mAh. Gjithashtu smartfoni mbështet karikimin me wireless.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat