Smartfoni i ri që do ta dëshirojnë të gjithë të apasionuarit pas lojërave - Bota Sot
Smartfoni i ri që do ta dëshirojnë të gjithë të apasionuarit pas lojërave

Mobile

Smartfoni i ri që do ta dëshirojnë të gjithë të apasionuarit pas lojërave

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 09:01
Black Shark

Telefoni i destinuar për lojëra "Black Shark" të Xiaomi u lirua në Kinë më parë këtë vit dhe tani, pajisja do të fillojë të shitet në Evropë më 16 nëntor. Telefoni vjen me një bllok lojërash dhe ftohës me ulje të temperaturës prej 8 gradë Celsius.

“Black Shark” karakterizohet nga një procesor Snapdragon 845, Adreno 630 GPU, dhe vjen me kapacitet për ruajtje ndërmjet 8 dhe 128GB. Gjithashtu ka një bateri prej 4.000mAh dhe një ekran me rezolucion 1080p, transmeton lajmi.net.

Nuk ka asnjë informacion për çmimin e tij, por Black Shark kushton rreth 480 dollarë për një model me 6GB RAM / 64GB në Kinë, prandaj presin që çmimi të jetë në atë rang.

Black Shark do të nisë të shitet në këto 28 vende evropiane, siç vijojnë: Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Estonia, Finlanda, Luksemburgu, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Britania e Madhe.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test