Franca ndalon përdorimin e telefonave për të gjithë fëmijët nën moshën 15 vjet në shkolla

Mobile

Franca ndalon përdorimin e telefonave për të gjithë fëmijët nën moshën 15 vjet në shkolla

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 14:27
Macron, Francë

Që nga e hëna në shkollat franceze fëmijët nën moshën 15 vjet nuk do tu lejohet që të përdorin telefonat në asnjë periudhë kohore gjatë qëndrimit në shkollë, fal një ligji ti ri në këtë shtet.

Kjo ndalesë, e bërë pas një fushate të bërë nga vet presidenti francez, Emmanuel Macron, do të prek shkollat fillore e të mesme në të gjithë shtetin.

Ky ligj i ri ndalon të gjitha llojet e smartfonave, tabletëve e orëve të mençura.

Edhe pse ndalimi i telefonave celular gjatë orëve mësimore është e ndaluar që nga 2010-ta, tani me ligjin e ri ndalohen edhe gjatë pauzave të shkurta e kohës së ngrënies.

Shkollat do të jenë të lira që vetë të zgjedhin implementim e ndalesës për studentët nën moshën 15 vjeçare apo jo, e gjithashtu të ketë përjashtime për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat