Samsung mund të sjell modelin e Galaxy S10 me gjashtë kamera dhe rrjet 5G

Mobile

Samsung mund të sjell modelin e Galaxy S10 me gjashtë kamera dhe rrjet 5G

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Shumë nga raportet që kemi parë deri tani për Galaxy S10 sugjerojnë se Samsung do të ofrojë tre modele të pajisjes së tyre të ardhshme.

Një raport i ri nga një botim i besueshëm sugjeron se mund të ketë një model të katërt i cili do të jetë në krye të linjës. Ky model i katërt thuhet se përmban një ekran masiv prej 6.7 inç, një total prej gjashtë kamerash dhe mbështetje për rrjetin 5G.

Wall Street Journal raporton se modeli “Beyond X” do të jetë pajisja kryesore e kësaj serie.

Do të ketë një ekran 6.7 inç, katër kamera të pasme dhe dy frontale, dhe mbështetje për rrjetin 5G. Ekrani do të jetë më i madh se ai që gjendet në Galaxy Note 9.

Raporti shton se kompania koreane gjithashtu po mendon të shtojë një funksion të ri, që do të mundësonte shumë pajisje të ngarkohen pa kabllo.

Samsung pritet të lëshojë dy modele të Galaxy S10 me ekran 5.8 inç dhe një me një ekran 6.4 inç. Modelet e ndryshme do të kenë specifika të ndryshme, disa mund të shfaqin një sensor të gjurmëve të gishtave në ekran dhe një konfigurim të trefishtë kamerash në pjesën e prapme.

Pritet që telefonat e ri Galaxy S të lansohen deri në mes të shkurtit në një ngjarje të veçantë. Tre modelet Galaxy S10 mund të lansohen së pari, ndërsa modeli kryesor do të lansohet kur rrjetet 5G të dalin në treg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat