Shfaqet përsëri Pixel 3 Lite, krahas Pixel 3 kësaj radhe

Mobile

Shfaqet përsëri Pixel 3 Lite, krahas Pixel 3 kësaj radhe

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 08:05
Pixel 3 Lite krahas Pixel 3

Edhe pse më parë është deklaruar se do të fokusohet vetëm në prodhimin e smartfonëve të teknologjisë së fundit, gjiganti i kërkimit Google tani është duke punuar në versionin e Pixel 3 në kategorinë e mesme.

Pajisja e re, me emrin kodues ‘Sargo’, është shfaqur javën e kaluar për herë të parë dhe që atëherë kemi parë vetëm shembujt e kamerës.

Sargo (i cili do të quhet Google Pixel 3 Lite) është shfaqur përsëri, kësaj radhe në një fotografi krahas Pixel 3.

Nëse ngjashmëria mes këtyre dy smartfonëve mund t’ju hutojë, modeli Lite është në anën e majtë dhe Pixel 3 në anën e djathtë, shkruan gsmarena. Ekrani i Litet margjinalisht është më i gjatë se i Pixel 3-shit, pasi ekranin 5.56-inç (në vend të 5.5-inç) dhe raport të ekranit prej 18.5:9 e jo 18:9.

Pixel 3 Lite prite të vijë me procesor të Qualcommit, Snapdragon 670 SoC, 4 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme, si dhe me baterinë prej 2,915 mAh. Kapacitetin e njëjtë të baterisë e ka edhe Pixel 3.

Gjithashtu, Lite pritet të vijë me kamerën kryesore prej 12 megapikselë dhe atë të përparme prej 8 megapikselë.

Natyrisht, Pixel 3 Lite do të punojë me sistemin operativ Android 9 Pie por mund të ofrohet vetëm në disa tregje të caktuara me këtë sistem.

Sa i përket lansimit, ende nuk dihet saktësisht se kur do të lansohet por besohet se kjo mund të ndodhë shumë shpejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat