Nokia 7.1 me 4 GB RAM arrin në Evropë

Mobile

Nokia 7.1 me 4 GB RAM arrin në Evropë

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 09:43
Nokia 7.1

HMD Global ka prezantuar modelin Nokia 7.1 muajin e kaluar me procesor Snapdragon 636 dhe dy opsione të memorieve: 3/32 GB deh 4/64 GB.

Tani, raportohet se ky model në version me dy SIM kartela dhe me 4 GB RAM memorie që nga kjo e premtja do të jetë në dispozicion për shitje, shkruan gsmarena.

Nokia 7.1 është pjesë e programit Android One dhe vjen me një premtim për sigurimin e përmuajshëm të përditësimeve për tri vjet pas lansimit të tij.Po ashtu, thuhet se ky model do të vijë me kamerën kryesore të dyfishtë – 12 + 5 megapikselë, me optikën e Ziessit dhe me veçorinë për mbushje të shpejtë të baterisë e cila mund ta mbush atë rreth 45 për qind brenda 30 minutave.

Fillimisht, kur është prezantuar ky smartfon, çmimi për versionin 3/32 GB ishte 319 euro dhe për atë me 4/64 ishte 349 euro.

Versioni me 4 GB RAM, tani është në dispozicion për para-porositje në Republikën Çeke me çmim më të lirë prej 330 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat