Kompania me më së shumti telefona të shitur në vitin 2018

Mobile

Kompania me më së shumti telefona të shitur në vitin 2018

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 23:25
Foto ilustrim

Gjatë këtij viti kompanitë e telefonave të mençur kanë lansuar produkte të shumta.

Iphone lansoj tre telefona, kurse Samsung i dha shumë rëndësi zhvillimit të serive “A Galaxy”.

Befasi e këndshme gjatë këtij viti ishte kompania Huawei që pati shitje të mëdha.

‘TrendForce’ publikoj rezultatet e fundit e kompanive që kanë shitur më së shumti deri më tani këtë vit.

E para vazhdon të jetë Samsung, që lansoj ‘Note 9’ që u pritë mirë në publik. Po ashtu po vazhdon të ketë rritje.  Samsung posedon 19% të tregut të telefonave të mençur.

Në vendin e dytë befasisht gjendet Huawei që këtë vit e ka lënë mbrapa Applen. Huawei posedon 14.6% të tregut.

Kurse Apple gjendët në pozitën e tretë duke pësuar rënie. Përkundër që lansoj tre telefona, Apple tash posedon vetëm 12.4% të tregut.

Xiaomi është në pozitën e katërt, që ka 8.3% të tregut.  Në pozitat pesë dhe gjashtë janë kompanitë Oppo dhe Vivo.

Volumi i prodhimeve të Apple deri në fund të vitit pritet të arrijë 76 milion që do i jepte mundësi asaj të pozicionohej në vendin e dytë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat