Detajet e reja për Asus ZenFone Max M2 dhe Max Pro M2

Mobile

Detajet e reja për Asus ZenFone Max M2 dhe Max Pro M2

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 08:59
Asus ZenFone Max M2 dhe Max Pro M2

Duket se kompania e njohur tajvaneze e teknologjisë, Asus, nuk do të presë edicionin tjetër të panairit CES në Las Vegas ose të MWC-së në Barcelonë për të zbuluar gjeneratën më të fundit të smartfonit me bateri të madhe - ZenFone Max.

ZenFone Max M2 dhe ZenFone Max Pro M2 pritet të zyrtarizohen në Azi brenda disa javëve të ardhshme dhe pas shumë spekulimeve rreth specifikave kyçe të këtyre dy smartfonëve, tani janë publikuar të gjitha detajet rreth tyre në uebfaqen ‘WinFuture’ të Roland Quandtit, shkruan phonearena.

Fjala është për listën gati të plotë të specifikave kyçe dhe fotografive të cilat shfaqin të gjitha pjesët e dyshes Asus ZenFone Max M2. Diferencat mes këtyre dy pajisjeve ende të pa lansuara është në brendësin e tyre.

Asus ZenFone Max M2 pritet të vijë me pjesën e pasme nga metali, ndërsa Max Pro M2 nga xhami. Nën kornizë, modeli top pritet të vijë me procesor Snapdragon 660.

Të dy procesorët e tyre do të jenë të kombinuar me 4 GB të RAM memories dhe të dy smartfonët do të ofrojnë ekran 6-inç me rezolucion prej 2,340 x 1,080 pikselë dhe raport të ekranit prej 19.5:9. Po ashtu, thuhet se Max Pro M2 pritet të vijë me baterinë prej 5,000 mAh.

Sipas spekulimeve të mëparshme, Asus ZenFone Max Pro M2 është thënë se do të vijë me kamerën kryesore të dyfishtë prej 12 + 5 megapikselë. Po ashtu, thuhet se edhe Max M2 do të ketë kamerë kryesore të dyfishtë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat