Llogaria e famshme në Twitter, Evan Blass, ka publikuar një fotografi në të cilën supozohet se është seria e re e smartfonëve të Samsungut, Galaxy S10. Megjithatë, postimi i tij thotë se madhësitë e ekraneve të zbuluara në këtë fotografi janë të bazuara në pritjet e këtij prodhuesi gjigant të teknologjisë.
Sipas fotografisë, më i vogli dhe më i përballueshëm - S10 Lite, do të ketë ekranin 5.8-inç dhe një kamerë të përparme në mes të ekranit ndërsa S10 i rregullt do të ketë ekran 6.1-inç me të njëjtën kamerë.