Kënga e Krishtlindjeve; “Natë e Qetë” mbush 200 vite, u krijua në Austri - Bota Sot
Kënga e Krishtlindjeve; “Natë e Qetë” mbush 200 vite, u krijua në Austri

Muzikë

Kënga e Krishtlindjeve; “Natë e Qetë” mbush 200 vite, u krijua në Austri

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 15:56
Ilustrim

Kënga e famshme e krishtlindjeve, “natë e qetë”, kremton 200 vjetorin e saj. Për herë të parë, ajo u këndua në Austri, në fshatin e Oberndorfit, pranë Salzburgut, në vigjiljen e krishtlindjeve në vitin 1818.

Por cila është historia e saj dhe përse mbetet kaq popullore?! Për herë të parë, u interpretua me një kitarë nga Josef Mohr dhe kompozitori i melodies, Franz Xaver Gruber.

Rrëfenja më e përhapur është se minjtë kishin shkatërruar organon e tyre pak ditë përpara festës, dhe për këtë arsye u përdor kitara.

Historianët mendojnë se ky është vetëm një mit, dhe se kënga ka qene gjithmonë e destinuar për atë kitarë. Ishte instrumenti i njerëzve të thjeshtë; me të mund të lëvizje si të dojë e kjo mund të jetë një nga arsyet përse kënga u përhap shumë shpejt në Europë, e më pas edhe në Shtetet Bashkuara.

Ajo u këndua nëpër llogoret e Luftës së Parë Botërore, dhe për shumë njerëz, kërshëndellat nuk do të ishin me njësoj pa “Natën e Qetë”.

“Shumë pak njerëz ndoshta e dinë që origjina e saj është në Austri. Kjo këngë është përkthyer në më shumë se 300 gjuhë të botës, dhe u shkrua në një periudhë vështirësish të mëdha e trazirash pas luftërave të Napoleonit, dhe kjo në një farë mënyre reflektohet edhe tek teksti i këngës, dhe mesazhi i paqes përçohet shumë bukur përmes korit”, tha Michael Gigl, bordi austriak i turizmit.

Papa Francesk e ka shpallur “Natën e Qetë”, si këngën e tij të preferuar, ndonëse nuk pati mundësi t’i përgjigjej pozitivisht ftesës së autoriteteve të Salzburgut për të marrë pjesë në kremtimet e këtij përvjetori.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...