“Muzeu im”, nisma që afron brezin e ri me folklorin - Bota Sot
“Muzeu im”, nisma që afron brezin e ri me folklorin

Muzikë

“Muzeu im”, nisma që afron brezin e ri me folklorin

Më: 18 janar 2019 Në ora: 16:42
Në kuadër të programit ”Edukimi Përmes Kulturës”

Në kuadër të programit ”Edukimi Përmes Kulturës”, Muzeu Historik Kombëtar organizoi sot aktivitetin “Muzeu im” në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Tiranë.

Muzeu Historik Kombëtar shkoi sot, në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Tiranë, për të zhvilluar aktivitetin “Muzeu im”.

Nxënësit kishin sjellë nga shtëpitë e tyre objekte të vjetra, që në kalimin e viteve dashur padashur kanë marrë dhe vlera muzeale. Punime dore, objekte zbukurimi, libra, një dekoratë, piktura, një unazë etj.

Nxënësit ishin impenjuar për të nxjerrë nga errësira, ku mbaheshin të fshehura prej vitesh objekte që dikur ishin përdorur nga gjyshet apo gjyshërit e tyre. Gjithashtu, fëmijët treguan edhe histori për objekte që ruanin në shtëpitë e tyre por që nuk mund t’i sillnin për arsye përmasash si qilima, vegla muzikore etj.

Eksperienca e nxënësve për risjelljen në vëmendje të objekteve të vjetra e që marrin vlera muzeale vjen si vazhdimësi e projektit “Muzeu im’’, iniciuar nga Sektori i Programeve Edukative në Muzeun Historik Kombëtar.

Në këtë projekt çdo qytetar mund të ekspozojë objekte të vjetra të trashëguara nga të parët e tyre. Ky projekt ka për qëllim që edhe qytetarët të jenë më afër muzeut dhe muzeu të jetë më afër shkollave duke sjellë sendet e tyre të vjetra.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...