Ermal Meta i dhuroi magji Sanremos

Muzikë

Ermal Meta i dhuroi magji Sanremos

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 16:50
Ermal Meta

Shqiptari Ermal Meta mbrëmë i ka sjellë Sanremos një magji të vërtetë.

Këngëtari fitues në fuqi i Festivalit të Sanremos, shqiptari i njohur Ermal Meta mbrëmë është ngjitur në skenë jo në cilësinë e garuesit, por si mysafir.

Në natën e katërt të Sanremos ai ka kënduar në bashkëpunim me Simone Christicchin – këngëtar poashtu i njohur në Itali.

Nata e mbrëmshme ka qenë nata e dueteve në Sanremo, ku këngëtarët në garë kanë ftuar të tjerë këngëtarë për të kënduar së bashku.

Sonte, në anën tjetër, është finalja e Sanremos, kur edhe do të dihet fituesi i këtij edicioni dhe më pas edhe përfaqësuesi i Italisë në Eurovizionin e këtij viti, që mbahet në muajin maj në Izrael.

Ermal Meta vitin e kaluar së bashku më Fabrizio Moro fituan Sanremon dhe më pas i sollën Italisë pozitën e pestë në finalen e Eurovizionit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat