Rokeri i njohur: Lënia e duhanit është më e vështirë se lënia e heroinës

Muzikë

Rokeri i njohur: Lënia e duhanit është më e vështirë se lënia e heroinës

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 20:43
Keith Richards

Keith Richards është ankuar se lënia e duhanit është shumë më e vështirë sesa "ferri i shkurtër" i tejkalimit të varësisë së tij të mëparshme nga heroina.

Rokeri 75 vjeç i “Rolling Stones” i është kthyer së fundmi një jetese të pastër dhe tani pothuajse nuk konsumon fare alkool, katër dekada pasi e fitoi betejën e tij me heroinën në fund të viteve 1970 dhe pasi u largua nga kokaina, pak pasi që kishte rënë nga një palmë në Fixhi në vitin 2006.

Megjithatë, ai konsideron se nga një ves është e pamundur të heqë dorë pasi që thotë se lënia e duhanit është më e vështirë sesa largimi nga droga e rëndë.

"Kam provuar (ta lë duhanin)," thotë ylli i hitit Brown Sugar për revistën “Mojo” të Britanisë. "Deri më tani, pa sukses! Lou Reed pohonte se nikotina ishte më e vështirë ta lësh se heroina. Edhe është."

Duke folur për vështirësitë e tij, Keith shton: "Heqja e heroinës është si ferri, por është një ferr i shkurtër. Vetë procesi. Cigaret janë gjithmonë aty, dhe gjithmonë e keni bërë (pirë). Thjesht i marr dhe i ndez pa menduar për to fare."

Image

Pavarësisht vullnetit të tij të dobët, muzikanti thotë se e ka reduktuar ndjeshëm sasinë e cigareve.

"Kam arritur ta reduktoj për një sasi të konsiderueshme çdo ditë, dhe jam ende duke punuar në këtë," shpjegon legjenda e rokut. "Sepse e kuptova se nuk kam nevojë për të. E kuptova se është thjesht një shprehi e padobishme. Por kur je 75 vjeç, shprehitë janë shumë të rrënjosura."

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat