The Voice Kids/ Sa vende të lira kanë mbetur në secilën prej skuadrave

Muzikë

The Voice Kids/ Sa vende të lira kanë mbetur në secilën prej skuadrave

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 23:48
The Voice Kids

Përfundon mes shumë emocionesh nata e pestë e Audicioneve të Fshehura dhe megjithëse për trajnerët është e vështirë për t’u besuar, ka mbetur vetëm 1 javë nga përfundimi i kësaj faze.

Të tjerë talente u bënë pjesë e spektaklit gjatë kësaj mbrëmjeje duke plotësuar dalëngadalë vendet në skuadrat e gjithsecilit prej trajnerëve.

Për finalen e Audicioneve të Fshehura skuadra e Renis dhe Aleksandër Gjokës ka vend vetëm për 2 konkurrentë të rinj. Skuadra e Miriam Canit ka 3 vende të lira ndërsa ajo e Arilena Ara-s ka 4 vende që do të plotësohen në mbrëmjen e 6-të dhe të fundit të kësaj faze.

Në “The Voice Kids” emocionet dhe suprizat nuk kanë fund madje si këto të fundit janë edhe shumë për t’u zbuluar. Të premten e ardhshme bëhuni gati për Finalen e Audicioneve të Fshehura!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat