Të rinjët dhe influenca e tyre në shoqëri

Muzikë

Të rinjët dhe influenca e tyre në shoqëri

Nga: Fahrush Azemi Më: 5 mars 2019 Në ora: 20:07
Fahrush Azemi

Të gjithë ne jemi dëshmitarë të shprehjeve: “S`ka kurrgjë prej këtij vendi”, “vend i nëmur”,”s`ka përspektivë” ....etj. Ndoshta edhe mundë të jetë edhe kështu por,  mendoj që duhet të jemi më racional në atë që e themi dhe asaj qe veprojmë. Këto shprehje të njerëzve më kanë ngacmuar gjithherë dhe duke e parë një pesimizëm të thellë më ka shtyrë të investoj personalisht dhe të shkruaj e realizoj një këngë dhe videoklip me titull: “Të kam në zemër Kosovë ” .

Ne artistët instrumentin e  vetëm për t`i shprehur rrethanat socio-ekonomike ose edhe politike e kemi artin tone , në këtë rast këngën për të ndikuar sadopak të përçoj një mesazh tek të rinjtë për dashurinë ndaj vendit të tyre. Kjo ndoshta mundë të tingëllojë si patetike për dikën por në mënyrën më të sinqerte jam munduar të shpreh preokupimet e mija.

Duke e ditur se rinia është një katalizator dhe promotor i proceseve shoqërorë e demokratike, bazuar në atë që kam përjetuar edhe vet, që nga: demonstratat e 81-shes, 89, protestat studentore 1997 e deri te angazhimi i të rinjve në luftën e UCK-se, duket se tani e 20 vite pas luftës, pjesa dërmuese sikur është përjashtuar ose është “dorëzuar” para proceseve apo vendimeve të rëndësishme që lidhen me jetën e përditshme dhe të ardhmen e tyre.

Çdo brez duhet të krijoj një sistem të ri rrethanash, në varësi të gjendjes politike, ekonomike ,mjedisore të popullsisë, ndërkohë që vetëdija e të rinjve duhet të rritet për të kontrolluar pasojat e veprimeve të mekanizmave shtetëror. Pjesëmarrja e të rinjve në proceset vendimmarrëse fuqizon demokracinë e brishtë që aktualisht e kemi në Kosovë. Aktualisht, participimi i tyre në vendimmarrje është simbolik dhe pa peshën e duhur-i paqëndrueshëm.

Në Arkitekturë dhe në Planifikimin Urban gjithmonë sugjerohet që mos të bëhet shkëputja nga e kaluara, por e rëndësishme është që e kaluara (e vjetra) të bashkëjetojë me të tashmen (Te renë). Në analogji me ketë konsideroj që gjeneratat e vjetra dhe të mesme, duhet të ndajnë eksperiencat e veta me të rinjtë dhe njëkohësisht t`iu krijojnë hapësirë dhe bashkëpunim  atyre që kanë vlera të mirëfillta për lëmit e caktuara.

Ndryshimet dhe inovacionet vijnë nga të rinjtë  dhe influenca e tyre në shtet-ndërtim dhe vendim-marrje duhet të jetë e pashmangshme. Por kjo, nuk arrihet me individualitet, sepse fenomeni i Individualitetit është “beagi “( shqetwsues) por, me organizim dhe angazhim kolektiv të paluhatshëm drejt objektivave të përcaktuara.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat