Këngëtar të vjetër nga Çegrani

Muzikë

Këngëtar të vjetër nga Çegrani

Nga: Nafi Çegrani Më: 6 mars 2019 Në ora: 15:21
Nafi Çegrani

(… Qysh në kohët më të hershme, e sidomos epoka e Rilindjes shënoi një pasurim të mëtejshëm të folklorit, një rritje cilësore si në përmbajtje, ashtu edhe në konceptimin e dukurive shoqërore-politike, e sociale dhe në raport me folklorin e periudhave të mëparshme historike, sidomos fillimet e folkloristikës shqiptare shënohen me botimin e një numri fjalësh të urta nga Frang Bardhi më 1635, dhe më pas nga gjysma e dytë e shek. XIX u bë i mundur publikimi i shumë përmbledhjeve me krijime folklorike, të mbledhësve të ndryshëm shqiptarë e të huaj.

Shqiptarët që u morën me mbledhjen dhe me botimin e folklorit u nisën për vepra të tilla të nxitur kryesisht nga motive atdhetare. Thimi Mitkoja në parathënien e botuar te përmbledhja e tij folklorike “Bëleta shqiptare” shpreh qartë qëllimin e ndërmarrjes së tij: “shpëtimi dhe dhënia brezave që vinë, i fjalëvet dhe i tekstevet shqipe, të cilat, para disa vjetësh i mblodha me shumë mundim e shpenzime, dhe besoj se do të kenë një vleftë, sepse në këto duket origjina, karakteri, zakonet e racës shqiptare...”.
Spiro Dineja, duke shkruar për vlerat e krijimtarisë folklorike në përgjithësi dhe të këngëve në veçanti, në parathënien e përmbledhjes “Valët e detit” (1908) pohon se “këto janë shumë të nevojshme e të vjëjtura për kombin tonë, se ndër këto shikonjëm të ngjarat e çdo kohe, që kanë shkuar si valët e detit dhe prej këtyreve munt të dalë një istori e plotë”.

Në parathënien e përmbledhjes së Vinçenc Prenushit “Kangë popullore gegënishte” (1911) thuhet se qëllimi i botimit “asht përparimi dhe qytetërimi i kombit... Kanga popullore asht e madhnueshme për kah t’benët e vet t’përmrenshëm, asht e hijshme edhe kah trajta e vet... ajo do ruajtë si një visar i çmueshëm, si një flakë, prej t’cillës do t’marrë dritë e ner komi”.

Rilindësit që u morën me folklorin përgjithësisht e çmonin atë si pjesë të rëndësishme të trashëgimisë e të vazhdimësisë kulturore të kombit shqiptar, e njëri nga këta ishte Thimi Mitko dhe ca të tjerë. Sipas tyre, folklori jepte ndihmesën e vet për të ruajtur të gjallë dhe për të përforcuar ndërgjegjen kombëtare, si dhe për të dëshmuar identitetin kombëtar shqiptar. “Shqiptari, duke dashur pa fund atdheun e tij, do dhe bashkatdhetarin e tij, edhe kur ay është në tjetër fe, sepse fenë e ka në vend të dytë, kur puna është për atdheun e përgjithshëm. Në këngët heroike të popullit gjenden shumë shembëlla të tilla, që s’e kanë shoqen, patriotizmi dhe lirije të fesë”.

Gjatë periudhës së Rilindjes u shtrua edhe nevoja e njohjes dhe e botimit të kulturës popullore në përgjithësi e të folklorit në veçanti, si lëndë e parë për ndriçimin e shumë problemeve nga e shkuara dhe nga bashkëkohësia, por edhe si nxitje për të ardhmen. Nga ana tjetër, sipas rilindësve, folklori ndihmonte bashkimin kombëtar, zgjonte ndërgjegjen disi të topitur, e hidhte popullin në veprime konkrete për çlirim nga pushtuesit. Duke u nisur nga konceptime të tilla, një varg rilindësish si De Rada, Zef Jubani, Spiro Dineja, Shtjefën Gjeçovi, Vinçenc Prenushi etj. jo vetëm që mblodhën nga mjedise të ndryshme, por edhe botuan krijime e vëllime të veçanta folklorike.

Dolën përmbledhjet e para të folklorit shqiptar, të cilat iluministët e Rilindjes i çmonin jo vetëm për vlerat artistike letrare, por edhe si mjete për mësimin e lëvrimin e gjuhës amtare, për afirmimin e kulturës kombëtare shqiptare dhe për ngritjen e vetëdijes kombëtare të shqiptarëve.

Krijimtaria folklorike gjatë Rilindjes qarkulloi dhe u pasurua në lloje e në zhanre të ndryshme, duke shprehur në mënyrat e veta specifike periudhën kohore dhe problematikën që ajo ngërthente. Por në mënyrë më të drejtpërdrejtë dhe më të hapur periudhën historike të Rilindjes Kombëtare e pasqyrojnë këngët e epikës historike dhe të mërgimit, duke qenë, së pari, krijimtari e komunikimit artistik, dhe, së dyti, edhe plotësim i dëshmive historike.

…Në këngët kushtuar betejave historike të shqiptarëve në Kosovë kundër ushtrive të Dervish Pashës, pasqyrohet heroizmi dhe guximi i luftëtarëve popullorë kosovarë që u mbërthyen “fyt më fyt me armikun”, që nuk u prapsën para ushtrive osmane edhe pse merrnin nga “shtatë plumba për shtat”, që qëndronin krenarë edhe kur e kishin litarin në grykë si Sef Kosharja: “Sef Kosharja, trim i fisit, / Hije t’paska maja e lisit. / Hije m’ka, o djemt e mi, / Kam dhanë jetën për Shqipni”.

Spikasin në këngët historike për këtë periudhë personazhe me karakteristika vetjake, por me rrezatim të gjerë kombëtar, si Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni, Mic Sokoli, Sef Kosharja, Ali Ibra, Çun Delia etj.: “Mic Sokoli ban me dorë: / -Besa, shok’, nuk muj me folë, / Se m’ka ra do gjak në gojë, / Se m’ka ra do gjak në bark, / Shtat’ martina i kam në shtat”.

Mandej këto fenomene pasqyrohen edhe në këngë të ndryshme rreth ngjarjeve që janë zhvilluar në Dibër (1881) kundër qeveritarëve turq, këtu kemi edhe këngën e Hajredin Pashës. Madje kryengritja e malësorëve të Shkodrës (1883), ajo e Kosovës me Sulejman Vokshin e Ali Ibrën në krye kundër Vesel Pashës (1885), etj.
Këngët historike pas Lidhjes së Prizrenit deri në shpalljen e Pavarësisë përcjellin frymën liridashëse të popullit shqiptar, që gjithmonë u gjend në luftëra me karakter mbrojtës e çlirimtar. Një gjë e tillë shihet në rend kronologjik te këngët që pasqyrojnë ngritjen e çetave të para kombëtare dhe veprimet e tyre të armatosura (1906-1908). Aksionet e tyre konceptohen nga këngëtarë popullorë si pjesë e luftës së përgjithshme për çlirim kombëtar: “Lule Çerçiz Topulli, / Vulose për Shqipëri”.

Kënga historike pasqyron gjithashtu artistikisht kryengritjet e gjera kundërosmane në vitet 1910-1912. Janë kënduar kryengritjet dhe luftërat e popullit shqiptar kundër ekspeditave famëkeqe turke të kryesuara nga Shemsi Pasha e veçanërisht nga Shefqet Turgut pasha. Krahas mizorisë së pushtuesit, në këngët e ndryshme spikat heroizmi i luftëtarëve në Kaçanik, Carralevë, Boletin, ngado në Kosovë, në Malësi të Madhe, në Zadrimë, në Mirditë, në Himarë etj. Dalin me madhështinë e tyre figurat e udhëheqësve popullorë, si Idriz Seferi, Dedë Gjo Luli, Mehmet Shpendi, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Bajram Curri etj., por edhe dhjetëra e qindra luftëtarë të tjerë në shërbim të lirisë.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor të vitit 1912, si një kurorëzim i gjithë epokës së Rilindjes, gjeti gjithashtu pasqyrim në këngët popullore.

Krahas këngëve të epikës historike, periudhën e Rilindjes sonë Kombëtare e pasqyrojnë edhe këngët e quajtura të nizamit. Këto këngë përbëjnë një lloj të veçantë folklorik, të krijuar pikërisht gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare. Ato janë shprehje e përjetimit, e qëndresës dhe e reagimit popullor ndaj zbatimit të njërit prej ligjeve të Tanzimatit, siç ishte organizimi i ushtrisë osmane nëpërmjet rekrutimit të detyrueshëm e të përgjithshëm. Duke iu kundërvënë nizamisë, duke mos e pranuar dhe duke e kundërshtuar atë, populli në krijimet e veta shprehte besimin se do të shmangej largimi nga vendi i forcave të vërteta që mund të sillnin çlirimin e Shqipërisë. Prandaj, nuk është e rastit që në shumicën e këtyre këngëve kemi fillesën me vargje të tilla: “Ju nizamt e shqiptarisë”.

Ajo pjesë e folklorit shqiptar, e cila më drejtpërdrejt shpreh e pasqyron periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, jo vetëm përbën një thesar të vërtetë të trashëgimisë kulturore të kombit shqiptar, por sjell edhe ndihmesën e vet në ndriçimin e historisë shqiptare të asaj periudhe ).

***

Këngët shqiptare të Eposit të Kreshnikëve janë cikël këngësh epike heroike legjendare, të cilat rradhiten ndër shtyllat më të rëndësishme artistike të kulturës shpirtërore të shqiptarëve në këto treva të buta të Pollogut, ka qënë në vite e dekada dhe akoma mbeten si një jehonë e bukur me toja poetike disa shtresore e jetës dhe atyre që i kënduan në Çegran.

…Duke u nisur nga këto pikpamje, folklori dhe këngët e këtij lloji të bukur janë ruajtur edhe në Çegran brez pas brezi. Por, duhet të përmend disa këngëtar të vjetër të këtij fshati, të cilët nuk ishin të shkolluar, por që I kishtë mësuar vetë jëta dhe vuajtjet e tyre, ishin të kalitur dhe u kishin bërë ballë shumë furtunave dhe uraganeve të jetës që nga rinia e tyre, bile edhe duke I mbajtur mend sakrufucat dhe rrëmetet nga e kaluara kah ishin kalamendur të parët e tyre fisnikë dhe trima., kun ë vazhdimësi kënga popullore ka qenë vlerë e trashëguar e krijimtarisë së një populli fshatarak të vuajtur të kësaj ane. Mirëpo, për krijirnin, ruajtjen dhe kultivimin e disa lIojeve, në radhë të parë të atyre të këngëve epike dhe epiko-llrike, të cilat herët kanë filluar të interpretohen PA MDONJË përcjelIje të veçantë me vegla muzikore, sepse ato kanë munguar. Burrat e Çegranit kanë kënduar si solist, individualisht, por edhe në grup me nga tre e katër këngëtar popullor, siç kanë qënë Beqir Loku, Baki Loku, Nakil Baka, Sefë Peçi, Emurlla Sallaku, Xhezmi Komja etj. të cilët ishin këngëtarë të talentuar dhe me prirje të veçantë me zë të bukur dhe që dinin ta ,,drudhnin,, këngën me të gjitha trajtat e bukura të melosit. Ata gjatë zhvillirnit historik të këngëve epike, janë bërë edhe modelues të formave melodike dhe popullore dhe ruajtës të kujdesshëm të traditës së këndimit. Disa nga këta këngëtarë janë shquar për aftësitë krijuese dhe interpretuese, prandaj nuk janë vetëm bartës të thjeshtë të trashëgirmisë së këngës dhe melosit në përgjithësi, por edhe krijues të talentuar. Krijuesit e këtillë të këngëve popullore epike janë quajtur më së shpeshti rapsodë populIorë të plejadës së tyre në kohë dhe hapësirë. Ata kanë treguar edhe aftësi të veçanta të mbamendjes dhe të kujtesës, sepse kanë qenë në gjendje t'i riprodhojhë drejtpërdrejt me mijëra vargje të bukura në kontinuitetin e këngës e cila mund të zgjaste edhe dy orë të plota, sidomos kur është fjala për këngët kreshnike apo ato legjendare e historike që i këndonin Beqir dhe Baki Loku si psh. këngët për Mujin e Halilin, ,,Bilall Bajraktari,, ,,Motra Ajkunë,, etj.

Në traditën e këngëve popullore shqiptare që janë kënduar në Çegran nga të parët, mbahen mend edhe sot nga gjenerata të më vonshme.

Midis këngëtarëve të shumtë të traditës shqiptare në Çegran, siç përmenda më lartë, e që shquheshin për aftësitë krijuese dhe interpretuese,të cilët i përkasin tipit të rapsodit të rnirëfilltë, vend të merituar zë edhe Nakil Baka, Xhezmi Komja dhe disa të tjerë. Ky i fundit me prirje të veçantë këndonte edhe këngën e ,,Luto Fukarasë,, ,,Kralj Nikollës,, ,,Ali Pasha qanë në Tiranë,, kënga për Ramë Bllacën, ,,Sulçe begu,, etj.Këngët që i ka kënduar ky rapsod paraqesin një pasuri të veçantë për traditën populIore në Çegran, për çfarë kam shkruar në vitet e rinisë sime Prof Idriz Ajetit dhe Instituti Albanologjik të Prishtinës.

Nakil Baka ishte një burr fisnik dhe kultivues i veçantë i baladës popullore, qoftë ajo me strukturë epike-dramatike, qoftë edhe me mbizotërimin e strukturave të veçanta lirike. Por, këndonte edhe këngë kreshnike…Në interpretimin origjinal në rikrijimin e papërsëritshëm poetik të motiveve të njohura të baladave shqiptare, ai me një prirje të hollë dinte t'i shquajë momentet e veçanta lirike për ta emocionuar deri në fund shpirtin e dëgjuesit dhe për t'i funksionalizuar estetikisht momentet dramatike, të cilat e karakterizojnë baladën e mirëfilltë, e që këndoheshin nëpër Oda kur në fshat vinin mysafir nga fshatrat për rreth, dhe për respect të tyre, gjatë mbrëmjeve të gjata dimërore këndohej kënga, thuajse gjer në orët e mëngjësit… Në këngët e kënduara nga ky rapsod del më i plotë tipi i baladës edhe në ato raste kur kënga, me një pjesë të strukturës së saj, nuk është krijuar për të qenë e tipit baladik. Në këto raste në botën e këngës depërton me invencion të fuqishëm artistik vetë këngëtari i kapluar nga dhembja dhe mallëngjimi për fatin tragjik të personazheve të këngës. Në paraqitjet liriko- dramatike të disa këngëve të interpretuara nga ky rapsod ndjenja e dashurisë, flijimi për të, i shndërron krijimet me motive dashurie në balada të mirëfillta.

Beqir Loku, plak i urtë që ende e mbaj mend që kur isha fëmijë, ai këndonte dhe mrekullohej! Ai e kultivoi me shumë kujdes këngën historike, duke shquar në të rolin patriotik. Ndryshe nga shumë këngëtarë të tjerë në variantet e këngëve historike të kënduara prej tij, ai diti t'i ruajë përmasat realiste të ngjarjeve historike brenda paraqitjeve fort të bukura poetike të veprimeve burrërore dhe portretizimeve të figurave të shquara atdhetare. Në këngën e tij shquhet çdoherë virtyti njerëzor, qëndresa, trimëria, besa e burrëria e heronjve. Edhe përmasat hiperbolike në situata të caktuara ai i përdor në funksionin e mirëfilltë poetik, e jo për tëkrijuar figura tipike legjendare, pa depërtuar thellë në shpirtin e shqetësuar njerëzor. Edhe në këngën historike të kënduar nga ai para heroit, trimit, atdhetarit, është njeriu dhe bota e pasur shpirtërore, virtytet që e stolisin karakterin e atij që e ka merituar të jetë hero i këngës që të ngjallë ndjenjat, kënga beqirlokase…!.

Me afsh të veçantë ia niste këngës edhe Xhezmi Komja, i cili me vite që nga rinia e tij ka kënduar edhe këngët lirike të dashurisë, si ato të traditës së veçantë fshatare, ashtu edhe ato me përhapje më të gjerë. Në repertorin e tij të këngëve lirike kanë zënë vend edhe disa krijime karakteristike për simbolikën patriotike. Duke analizuar tërësinë e këngëve të kënduara nga Xhezmi Komja mund të sjellim një konstatim të drejtë se ai ishte rapsodi më i madh i kohës së tij. Kënga e tij, përkushtimi i tij jetësor për këngën populIore shqiptare, meritojnë një studim të plot monografIk, sepse ai është shembull i veçantë që e kultivoi me shumë sukses gjatë tërë jetës së vet këngën me të gjitha llojet e saj kryesore gjer në ditët e sotme kur ai është mjaft I moshuar në vite,e unë po i shkruaj këto rreshta…

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat