Po e rrezikon kontratën në Kil, sopranoja nga Kosova kërkon ndihmë nga Ilir Meta - Bota Sot
Po e rrezikon kontratën në Kil, sopranoja nga Kosova kërkon ndihmë nga Ilir Meta

Muzikë

Po e rrezikon kontratën në Kil, sopranoja nga Kosova kërkon ndihmë nga Ilir Meta

Më: 12 mars 2019 Në ora: 17:12
Elbenita Kajtazi

Sopranoja nga Kosova me famë ndërkombëtare, Elbenita Kajtazi po e rrezikon kontratën në Kil për shkak që ky vend nuk e njeh Kosovën.

Kajtazi për ta shpëtuar këtë mundësi të saj, i ka bërë një kërkesë presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Artistja që ka prekur skenat më të mëdha operistike në botë, ka kërkuar përshpejtimin e procedurës për pasaportë shqiptare.

Ky është postimi i saj i plotë:

 I drejtohem publikisht presidentit të Republikës së Shqiperisë zotit Ilir Meta

Jam një artiste shqiptare nga Kosova dhe nëpërmjet një pune kolosale dhe me shumë sakrifica kam arritur të kem një vend në botën operistike … E dua vendin ku jam lindur dhe rritur dhe mbart me vete çdo gjë të tij por fatkeqësisht Kosova nuk njihet nga të gjitha shtetet e botës dhe pikërisht në këto momente jam duke rrezikuar një kontratë pune në Kili -Chile të fituar në një konkurs ndërkombëtar për arsye që ky shtet nuk njeh shtetësinë e Kosovës. 
Kam bërë kërkesë për pasaportën shqiptare para 4 muajsh dhe kërkesa ime ka qenë e pranuar me gjenerozitet nga shteti shqiptar.
Procedurat janë pak të gjata por do ju lutesha të më ndihmonit për të shpejtuar këtë procedurë sepse rrezikoj ta humbas këtë mundësi që më ka kushtuar shumë.
Uroj të has në mirëkuptimin dhe përkrahjen tuaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...