Del në ankand kënga “Starman” e David Bowie – vlerësohet rreth 12 mijë euro

Muzikë

Del në ankand kënga “Starman” e David Bowie – vlerësohet rreth 12 mijë euro

Më: 12 mars 2019 Në ora: 20:04
David Bowie

Kënga e papërfunduar e David Bowie që mbanë titullin “Starman” ka dalë në ankand dhe kapë vlerën e rreth 12 mijë euro.

Kjo demo besohet të jetë versioni i parë i “Starman”.

Ky version i papërfunduar besohet se u regjistrua në vitin 1971 dhe në të dëgjohet Bowie duke i kërkuar kitaristit, Mick Ronson, të mos e ndalojë regjistrimin pasi kënga është ende në zhvillim e sipër.

BBC shkruan se Ronson ia dha këtë video shokut të tij Kevin Hutchinson.

Pjesë të kësaj demo janë edhe këngët “Moonage Daydream” dhe “Hang Onto Yourself”.

Ndryshe, kënga “Starman” gjendet në albumin “Ziggy Stardust”, i cili u publikua në vitin 1972 dhe i solli famë Bowiet.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat