Akuzohet si filorus, Toto Cutugno shpallet “non grata” në Ukrainë - Bota Sot
Akuzohet si filorus, Toto Cutugno shpallet “non grata” në Ukrainë

Muzikë

Akuzohet si filorus, Toto Cutugno shpallet “non grata” në Ukrainë

Më: 16 mars 2019 Në ora: 06:20
Toto Cutugn

Pas Al Banos, edhe Toto Cutugno bëhet “non grata” në Ukrainë. Emri i këngëtarit italian u përmend nga një grup deputetësh ukrainas, të cilët i kërkuan shefit të Shërbimit Sekret të ndalojë hyrjen e Cutugno-s në vend, për shkak të pozicionit të dyshuar filorus.

Cutugno, tepër popullor në Europën Lindore, aq sa në Sanremon 2013 u shoqërua në skenë nga kori i Armatës së Kuqe, ka në program një koncert në Kiev më 23 mars.

Sipas “Ansa”-s, Cutugno ka hyrë në listën e zezë, sepse bën pjesë në shoqatën “Amici di Putin” dhe ka mbështetur aneksimin rus të Krimesë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...