Nënë Tereza dhe gratë e tjera të fuqishme, në videoklipin e këngëtares Anouk - Bota Sot
Nënë Tereza dhe gratë e tjera të fuqishme, në videoklipin e këngëtares Anouk

Muzikë

Nënë Tereza dhe gratë e tjera të fuqishme, në videoklipin e këngëtares Anouk

Më: 6 prill 2019 Në ora: 14:09
Nënë Tereza, Anouk

Këngëtarja holandeze Anouk e ka bërë rikthimin e saj në muzikë me një videoklip të mahnitshëm.

“It’s a new day” titullohet kënga e re e Anouk, ku ajo ka potretizuar gratë e fuqishme të botës të cilat po e hapin dhe e kanë hapur rrugën për fuqizimin e grave gjithandej në planet.

Anouk është grimuar sikur plot personazhe, përfshirë këtu shqiptaren Nënë Tereza, më pas Oprah Winfrey, Nefertiti, Rosa Parks, Michelle Obama, Malala, Margaret Thatcher, Marie Curie, Mona Lisa, Frida Kahlo dhe gra të tjera që në histori kanë shënuar revolucion.

“Këto janë gra që kanë luftuar me intelektin e tyre dhe kanë qenë inspirim për gratë dhe vajzat nëpër botë. Këto janë gra që kanë ngritur zërin për barazi gjinore” ka shkruar Anouk në videon e saj në Youtube, shkruan KultPlus.

Anouk është ndër këngëtaret më të mira holandeze, e njohur sidomos për hitin e saj “Nobodys Wife”, vite më parë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...