Pasuria muzikore që ka lënë pas Dj Avicii

Muzikë

Pasuria muzikore që ka lënë pas Dj Avicii

Më: 6 prill 2019 Në ora: 21:21
Dj Avicii

Më 20 Prill të 2018, DJ me famë botërore, Avicii u nda nga jeta mënyrë të papritur. Ai la pas shumë punë të tij, të cilat së shpejti pritet të gjejnë dritën e publikimit.

“Daily Mail” shkruan se familja e DJ do të publikojë një album me këngë origjinale të Aviciit, për 1-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Përpara se të ndërronte jetë, ai ishte gati drejt kompletimit të albumit, por nuk arriti ta përfundonte punën e tij.

Është mësuar se kjo vepër artistike do të quhet “Tim”. Gjatë karrierës së tij, Avicii punoi me disa nga personazhet më të njohur të muzikës dhe në një kohë fare të shkurtër fitoi zemrat e publikut me këngët e tij.

Në 2016 ai vendosi të hiqte dorë nga performancat ‘live’, për shkak të problemeve të shumta me shëndetin, kryesisht mendor, si stresi dhe ankthi. Në një dokumentar të realizuar me histori të vërteta nga Avicii, thuhej se ai jetonte në një presion të vërtetë, sepse i duhej të jepte 320 performanca brenda një viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat