Devis Xherahu fiton të drejtën e këngës: Hajdutët u tërhoqën

Muzikë

Devis Xherahu fiton të drejtën e këngës: Hajdutët u tërhoqën

Më: 12 prill 2019 Në ora: 23:06
Devis Xherahu

Një javë më parë këngëtari Devis Xherahu reagoi në emisioni “Zonë e Lirë” në Tv Klan lidhur me akuzat se kënga “Zemër e shqetësuar” është e vjedhur.

Por menjëherë pas akuzave, kënga u hoq nga “YouTube”. Xherahu deklaroi se do t’i hidhte në gjyq personat të cilët e akuzonin se kënga ishte e vjedhur. Mbrëmjen e sotme sërish në “Zonë e Lirë” Xherahu ndau me të gjithë lajmin se “hajdutët”, siç i quan ai, janë tërhequr dhe se kënga është sërish në “You Tube”.

“Zemër e shqetësuar” është një version i ri i një kënge që është bërë vite më parë dhe është kënduar edhe nga kantautori Nazmi Belica, i cili përmes një video i dha të drejtat e plota këngëtarit për ta kënduar.

“Unë ju falënderoj ju që më dhatë mundësinë të bëjmë denoncimin përmes emisionit tënd. Avokati im foli dhe më tha: Hajde se e ke të fituar. Ai më tha se nëse do t’i hidhja në gjyq do t’iu merrja shumë para, por unë mendova që ai t’i thërrasë për një takim. Erdhën dhe iu thashë ose hiqni dorë ose do t’iu hedh në gjyq. Hajdutët u tërhoqën”, tha Devis Xherahu.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat