Jora prezanton “Diamond Fest”

Muzikë

Jora prezanton “Diamond Fest”

Më: 30 prill 2019 Në ora: 18:24
Jora Abazi

Jora nikoqire e edicionit të gjashtë të Festivalit të Këngës për Fëmijë Prezantuesja shumë e dashur e emisionit për fëmijë, “Top Hop Hiti”, Jora Abazi do të prezantojë edicionin e gjashtë të Festivalit të Këngës për Fëmijë, “Diamond Fest”. Kjo është bërë e ditur nga vetë drejtoresha e këtij festivali, Njomza Mezini, e cila ishte ftuar së bashku me Jorën në emisionin “Për ditë të mbarë” në RTV21.

“Jora me ëmbëlsinë e saj dhe talentin e saj, më ka bë për vete në një emision për fëmijë, të cilin unë e kisha për vitin e ri edhe vendosa që këtë vit që fëmijët me i prezantua pikërisht një fëmijë, një bashkëmoshatare e tyre, dhe më mirë se Jora nuk e di se mundet dikush me i prezantua. Këtë vit e kam zgjedh më të mirën e 21-it.”, tha Mezini. Ndërsa vetë Jora prezantimin e këtij festivali e ka cilësuar si një event që i mundëson asaj të krijojë miq të rinj.

“Po kam menduar që është një sfidë, kam pasur emocione, por jo edhe aq emocione sa me pas edhe frikë. Me prezantua festivalin është një gjë shumë interesante se takon shumë miq të rinj, po edhe si Top Hop Hiti, unë vetëm komunikoj me miq domethënë njëjtë është.”, tha Jora.

Kjo nuk është hera e parë që Jora prezanton programe për fëmijë, kështu duke bërë që kjo t’i ndihmojë bukuroshes në kontrollimin e emocioneve të saj sa i përket prezantimit. Edicioni i gjashtë i “Diamond Fest” pritet të mbahet në fund të muaji maj në Prishtinë. Kujtojmë që Jora është vajza e gazetares dhe prezantueses së njohur të lajmeve në RTV21, Blerina Neziri-Abazi.BS

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat