Përgatitjet për mbajtjen e Festivalit Folklorik Gjithëkombëtar “I këndojmë lirisë” – Klinë 2019 - Bota Sot
Përgatitjet për mbajtjen e Festivalit Folklorik Gjithëkombëtar “I këndojmë lirisë” – Klinë 2019

Muzikë

Përgatitjet për mbajtjen e Festivalit Folklorik Gjithëkombëtar “I këndojmë lirisë” – Klinë 2019

Nga: Enver Maloku Më: 5 maj 2019 Në ora: 11:24
Festivali Folklorik Gjithëkombëtar “I këndojmë lirisë”

Në Festivalin Folklorik gjithëkombëtar  “I këndojmë lirisë”, që mbahet në Klinë më 6, 7 dhe 8 qershor të këtij viti do të marrin pjesë grupe artistike, rapsodë, valltarë  e instrumentistë nga të gjitha trojet shqiptare, Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Presheva, Sicilia e diaspora. Tashmë, përgatitjet janë në vlugun më të madh, në mënyrë që festivali të jetë sa më i suksesshëm. Festivali gjithëkombëtar “I këndojmë lirisë”, që fillon në ditëlindjen e Komandantit të shquar t UÇK-së Mujë Krasniqit- Kapuçi do të sjell risi dhe cilësi të folklorit burimor ngatë gjitha trojet etnike shqiptare.  

Këto konstatime dolën nga mbledhja e Këshillit Organizativ  të festivalit, që u mbajt në Klinë, ku u shqyrtua ecuria e përgatitjeve të bëra për festival dhe çështje të tjera organizative. Këshilli konfirmoi  se seleksionimin e grupeve, ansambleve, valleve dhe rapsodëve do ta bëj Dilaver Kryeziu dhe Drejtoria artistike e festivalit në krye me Halit Gashin.  Drejtori i Festivalit, Dibran Fylli në mbledhjen e Këshillit Organizativ ka thënë se sivjet në këtë festival do të marrin pjesë grupe artistike nga të gjitha trojet shqiptare, ku pjesëmarrës do të jetë edhe një grup i arbëreshëve nga Sicilia. “ Me kohë kam emëruar seleksionues Kryeziun, i cili mbanë përgjegjësi për përzgjedhjen e vlerave artistike, që nga muaji prill ka filluar punën me seleksionimin e Ansambleve, Shoqërive kulturore artistike dhe Grupeve folklorike, dhe deri tash, sipas  tij  janë përzgjedhur 12 grupe,  përfshirë këtu edhe grupin e Arbëreshëve, me vlera të larta artistike për pjesëmarrje në Edicionin e sivjetmë, të  19-in me radhë”, është shprehur Dibrani.  Në anën tjetër drejtori Komunal i Kulturës Skënder Merturi ka treguar edhe përgatitjet tjera organizative që po bëhen, si financimin, akomodimin e pjesëmarrësve e çështje të tjera

Ndërkaq, skena do të jetë e dizajnuar profesionalisht, ashti siç e meriton ky festival gjithëkombëtar, ku e veçanta e festivalit sivjet do jetë se festivali do të mbahet në skenë të hapur , në Sheshin “Mujë Krasniqi”, pranë shtatores së Komandantit të shquar të UÇK-së, Mujë  Krasniqit-Kapuçit. Dibrani, tha se në takimin që ka pasur me Kryetarin e Komunës Zenun Elezaj, nën përkujdesjen e të cilit mbahet festivalit, Elezaj, edhe kësaj radhe, sikurse edhe vitin e kaluar, ka premtuar mbështetje Festivalit, duke  siguruar se të gjitha përgatitjet do të jenë në përgjegjësinë e njerëzve të kulturës dhe të Këshillit Organizativ, kurse hapja zyrtare e Festivalit në oborrin e Kullës muze të Komandant Mujë Krasniqit në Çabiq, që sivjet do të jetë gati Amfiteatri veror dhe skena e re e ndërtuar enkas për festival në oborrin e Kullës.

Ndërkaq, Këshillit Organizativ regjisor të  festivalit ka emëruar, Alban Gashin, zëdhënës Enver Malokun.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...