Beethoven me violinën e Tedi Papavramit

Muzikë

Beethoven me violinën e Tedi Papavramit

Më: 11 maj 2019 Në ora: 16:26
Tedi Papavrami

Gjëja e parë që bëri para se Tedi Papavrami ti përgjigjej pyetjeve të gazetarëve për koncertin e ardhshëm ishte një provë disa minutëshe e sallës më të re të koncerteve, “Tonin Harapi” pranë Liceut Artistik “Jordan Misja”.

Pasi mori garancinë se këtu mund të luaj në violinë koncertin përmbyllës të sonatave të Ludwig Van Beethoven në Qershor, kthehemi të flasim për shfaqjen e së Hënës, në mbrëmje, në “Qendrën Kulturore të Katedrales Orthodokse”.

Përjetimi personal!

Në gjithë ri-kthimet e tij në Tiranë si shkrimtar, përkthyes e muzikant, vlerësimi i Tedi Papavramit është për publikun dhe ofertën artistike të përvitshme të “Different Trains”.

Në karrierën e tij artistike, arritja e radhës është interpretimi në festivalin e pianistes legjendare, argjentinases Marga Argerich në Qershor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat