Këngëtari Shaban Krasniqi sjell audion dhe klipin e kënges "Vajta n'Elbasan"

Muzikë

Këngëtari Shaban Krasniqi sjell audion dhe klipin e kënges "Vajta n'Elbasan"

Më: 23 maj 2019 Në ora: 18:26

Këngëtari shumë produktiv i këtyre viteve i këngës popullore, Shaban Krasniqi, gjatë majit na vie me realizimin e projektit të rradhës - audios dhe video klipit të këngës së mirënjohur popullore shkodrane, "Vajta n'Elbasan".

Ai na rrëfeu se orkestrimin e kësaj kënge të traditës e bëri muzicienti ynë i mirënjohur Lulëzim Luli Prevalla. Ai falenderon Produksionin LIGHT Films nga Vushtrria për klipin, Arber Krasniqin, per inçizimin e vokalit, fis - harmonikistin Nashid Drejta për shoqërim me fis-harmonikë në video si dhe mikun e tij Gani Binaku për përkrahjen logjistike!

Ky eshte sihariqi i dytë i këngëtarit gjatë majit, pas pranimit të këngës së tij në festivalin tradicional Zambaku i Prizrenit 2019, i cili do të mbahet në fund të qershorit të këtij viti!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat