Fillon Festivali Kombëtar Folklorik “Plaku 2019”

Muzikë

Fillon Festivali Kombëtar Folklorik “Plaku 2019”

Më: 24 maj 2019 Në ora: 19:45
Festivali Kombëtar Folklorik “Plaku 2019”

Në Komoran të Drenasit sot është hapur Festivali Kombëtar Folklorik “Plaku 2019”, i cili do të mbahet për dy ditë. Festivali i kushtohet gjeneralit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xheladin Gashi, i njohur me emrin Plaku.

Festivalin e shpalli të hapur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili deklaroi se Festivali Kombëtar Plaku, nuk është vetëm i fshatit Komoran, është i përmasave kombëtare.

Thaçi: Festivali Kombëtar Plaku, është i përmasave kombëtare

“Festivali Kombëtar Plaku, nuk është vetëm i fshatit Komoran, është i përmasave kombëtare, sepse vet luftëtari i lirisë, njëri prej themeluesve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gjeneral Plaku ishte personalitet i përmasave gjithëkombëtare. Xheladin Gashi ishte edukatori, ishte luftëtari, ishte Palku, ishte i urti, ishte veprimtari, ishte aksionisti dhe në fund u kurorëzua me titullin Gjeneral i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha presidenti Thaçi.

Presidenti u shpreh se ndjehet shumë krenar që e ka njohur, që e ka pasur bashkëvepruar dhe ato kujtime gjithmonë i janë të freskëta.

Thaçi: Ndihem shumë krenar

“Unë ndihem shumë krenar që sot edhe Komorani, edhe gjithë Kosova dhe të gjitha festivalet kudo që organizohen kanë për çka të këndojnë. I këndojnë lirisë, i këndojnë UÇK-së, i këndojnë Gjeneral Plakut, i këndojnë Adem Jasharit, i këndojnë krenarisë, identitetit, dinjitetit, i këndojnë të ardhmes”, tha presidenti.    

Gjeneral Xheladin Gashi – Plaku ishte aktivist i hershëm i çështjes kombëtare dhe njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat