Unum Festival në Shëngjin/ Mijëra të rinj nga Europa i bashkon muzika elektronike - Bota Sot
Unum Festival në Shëngjin/ Mijëra të rinj nga Europa i bashkon muzika elektronike

Muzikë

Unum Festival në Shëngjin/ Mijëra të rinj nga Europa i bashkon muzika elektronike

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 10:40

Mijëra të rinj dhe të reja nga vende të ndryshme të botës kanë mberritur në Shqipëri pikërisht në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin për të marrë pjesë në festivalin e muzikës elektronike Unum i cili ka startuar që në mbrëmjen e 31 majit.

“Çdo gjë është shumë bukur, vendi i bukur, njerëzit të dashur. Me të vërtetë një eksperiencë shumë e mirë”, thotë një turist.

Drejtori i Unum festival Mousa Ceesay, tha se u hodh guri i parë i themelit dhe ky event duhet të vazhdojë në të ardhmen.

“Do të doja të falenderoja të gjithë ju që keni ardhur. Tashmë kemi vendosur gurin e parë të themelit dhe mendoj që është e rëndësishme që të ndërtojmë dhe të vazhdojmë diçka të gjithë së bashku”, tha ai.

6 mijë të rinj nga Italia, Belgjika, Gjermania, Franca, Hollanda, Zvicrra nga rajoni e nga përtej Europes kanë mbërritur në vendin tonë për të shijuar jo vetëm muzikën, por edhe Shqipërinë turistike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...