Dua thyen një tjetër rekord – albumi i saj arrin miliarda klikime

Muzikë

Dua thyen një tjetër rekord – albumi i saj arrin miliarda klikime

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 23:57
Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa nuk po ju ndahet rekordeve botërore.

Sukseset e njëpasnjëshme po i korr në sferën ndërkombëtare, njofton Klan Kosova.

Nëpërmjet një postimi në InstaStory këngëtarja bëri të ditur edhe një të arritur tjetër.

“Para dy vitesh, Dua Lipa publikoi albumin e saj të ri ‘Dua Lipa’. Albumi u kthye në më të dëgjuarin në botë, i krijuar nga një femër, me 10.5 miliardë klikime dhe 3.5 milionë shitje, ku hitet më të mëdha ishin ‘New Rules’ dhe ‘IDGAF’!”, shkruhet në faqen Music Facts, të cilin e ka shpërndarë edhe Dua.

Kujtojmë se tashmë kanë dal në shitje biletat e festivalit “Sunny Hill” të cilin e organizon babai i këngëtares Dukagjin Lipa.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat