Alban Skënderaj mban konferencë për media në Prishtinë para koncertit të madh “Hapësirën e një ëndrre”

Muzikë

Alban Skënderaj mban konferencë për media në Prishtinë para koncertit të madh “Hapësirën e një ëndrre”

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 14:50
Konferenca per media

Kantautori më i suksesshëm shqiptar në dy dekadat e fundit, Alban Skënderaj, në një konferencë me gazetarë në Prishtinë ka folur rreth koncertit të madh “Hapësirën e një ëndrre” që pritet të mbahet me 19 qershor në sallën ‘1 Tetori’.

Ai e ka cilësuar këtë koncerti si më të madhin në karrierën e tij në Kosovë. Të njëjtin koncertë e kishte mbajtur edhe në Tiranë ku kishte pasur publik në numër rekord. Të njëjtën gjë po synon ta bëj edhe në Prishtinë.

Janë me dhjetëra hitet e tij, që kanë çuar peshë zemrat e publikut sa herë i ka kënduar dhe njësoj do të ndodhë edhe këtë herë.

I shoqëruar nga Orkestra Simfonike e Prishtinës, Skënderaj premton të sjellë një mbrëmje fantastike me muzikë të mirë.

Biletat e koncertit kanë dalë tashmë në shitje dhe të gjithë të interesuarit mund t’i gjejnë në pikën e shitjes në sallën “1 Tetori”, Prishtinë, online nga kudo ju jeni ne WWW.PENTAGRAMI.AL si dhe në të gjitha pikat Moneta – Moneygram në Kosovë, Rave Travel në Kosovë dhe në të gjitha pikat EasyPay në Shqipëri. Mos e mendoni dy herë, Albani nuk duhet humbur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat