Avaxus sjell “Jarnana”, ripërpunimin ndryshe dhe shumë të veçantë të këngës së vjetër shqiptare

Muzikë

Avaxus sjell “Jarnana”, ripërpunimin ndryshe dhe shumë të veçantë të këngës së vjetër shqiptare

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 21:33

Avaxus sjell “Jarnana”, ripërpunimin ndryshe dhe shumë të veçantë të këngës së vjetër shqiptare

Producenti Lorenc Aliaj, i njohur për publikun si Avaxus, ka prezantuar për publikun një projekt muzikor shumë të veçantë.

Bëhet fjalë për ripërpunimin e këngës së famshme popullore shqiptare, “Më jep një pikë ujë”.

“Jarnana” e ka titulluar producenti këtë projekt të veçantë, së cilit ia ka bashkëngjitur edhe një klip të thjeshtë që përkon me ritmet e këngës.

Ky ripërpunim pritet të jetë një ndër këngët më të lëshuara në diskoteka dhe plazhe gjatë verës që po afron.

Përndryshe, ripërpunimi i këngëve të vjetra është kthyer në trend te artistët e estradës shqiptare, në tentim për të rikthyer vlerat e vërteta të muzikës së mirëfilltë shqipe.

Lorenc Aliaj përndryshe njihet si një prej producentëve, punën së cilit ia kanë besuar shumë artistë të njohur shqiptar për këngët dhe ripërpunimet e tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat