“Verë dhe Portokalle”, festa e madhe mbrëmë në sheshin Skënderbej

Muzikë

“Verë dhe Portokalle”, festa e madhe mbrëmë në sheshin Skënderbej

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 13:41
Festa e madhe mbrëmë në sheshin Skënderbej

Pasi argëtoi publikun në sheshet e vendit, nga veriu në jug, “Verë dhe Portokalle”  u ndal të shtunën në  tiranë.

Aktorët u zhvendosën nga teatri i Portokallisë. Por dhe shikuesit besnikë në kryeqytet, për një natë i lanë telekomandat mënjanë dhe qeshën e u argëtuan në sheshin Skënderbej me humoristët  e preferuar.

Vitet e fundit portokallia në sheshe është bërë traditë, por nuk mungojnë kurrë emocionet e aktorëve, që intensiteti i shfaqjeve i vë para një sfide më të vështirë se ajo e teatrit të Portokallisë, në studiot e Top Channel.

Për  mëse dy orë nuk munguan në sheshin Skënderbej surpriza të shumta dhe ndërveprim me publikun në natën e gjatë të humorit Portokalli me “Verë dhe Portokalle”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat