11 vjeçari që ngriti në këmbë jurinë e ''America's Got Talent'' - Bota Sot
11 vjeçari që ngriti në këmbë jurinë e ''America's Got Talent''

Muzikë

11 vjeçari që ngriti në këmbë jurinë e ''America's Got Talent''

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 17:14
Foto

11-vjeçari Tyler Butler-Figueroa u prezantua në kompeticionin shumë të shikuar amerikan, ku dhuroi shumë emocione në sallë.

Ai u përball me përqeshje në shkollë pasi që kishte kancerin, mirëpo tani është yll, pas pjesëmarrjes së tij në “America’s Got Talent”.

E kjo jo vetëm për shkak të talentit të tij në luajtjen e violinës, por edhe për shkak të historisë së tij prekëse.

Tyler nga Karolina e Veriut u tregoi anëtarëve të jurisë se pasioni i tij për violinën kishte nisur si një tentativë për t’u larguar nga talljet në shkollë, kur atij i kishin rënë flokët gjatë trajtimit me kimioterapi, për shkak të leukemisë. Shokët i largoheshin dhe përhapnin thashetheme duke thënë se “kanceri i tij ishte ngjitës”.

Kur luaj në violinë, më ndihmon të harroj gjërat e këqija”, tregoi Tyler.

Talenti 11-vjeçar tregoi se ai nuk donte të ishte më djali me kancer, kështu u bë djali që i bie violinës, përcjell Gazeta Express.

E megjithëse nëna e tij ishte e habitur me zgjedhjen e të birit për të luajtur violinën, pasi asnjë pjesëtar i familjes së tyre nuk i kishte rënë kurrë ndonjë instrumenti muzikor, kur e pa se sa i lumtur ishte i biri, ajo vendosi ta mbështeste.

Tyler ishte diagnostikuar me kancer kur ishte 4 vjeç e gjysmë, e tani katër vjet më vonë, ai e ka mposhtur sëmundjen edhe bulizmin e ushtruar ndaj tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...