Grupi U2 dhe Luciano Pavarotti me këngën ‘Miss Sarajevo’ i bën jehonë luftës së Bosnjës - Bota Sot
Grupi U2 dhe Luciano Pavarotti me këngën ‘Miss Sarajevo’ i bën jehonë luftës së Bosnjës

Muzikë

Grupi U2 dhe Luciano Pavarotti me këngën ‘Miss Sarajevo’ i bën jehonë luftës së Bosnjës

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 08:00
Grupi U2 dhe Luciano Pavarotti

Grupi i njohur botërisht U2 dhe tenori Italian Luciano Pavarotti  këngën “Miss Sarajevo”ia kanë kushtuar Sarajeves dhe luftës mizore që ka ndodhur në atë vend.

Fillimisht shkrimtari dhe regjisori amerikan Bill Carter i cili ka realizuar filmin për vuajtjet dhe tmerret që kanë përjetuar qytetarët e Bosnjës në luftën e tyre kundër Serbisë, dhe këto pamje kanë lënë gjurmë të përjetshme te regjisori i cili ka vendodur ti paraqesë në ekran dhe tu tregoj gjithë botës një realitet të vrazhdë dhe të hidhur ku vetëm kështu mund të ndalohet e mos të përseritet dicka e tillë, diku tjetër.

Kënga “Miss Sarajevo” i është kushtuar vajzave të bukura të Bosnjës të cilat kanë thirrur: “Mos lejoni të na vrasin!”.

Carterit i është dukur që botës nuk është duke i interesuar ajo cfarë ka ndodhur në Bosnjë andaj përmes bashkëpunimit me U2 kanë vendosur t’ua bëjnë me dije të gjithëve për vuajtjet e njerëzve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...