Rikthehet Ed Sheeran me një album të ri

Muzikë

Rikthehet Ed Sheeran me një album të ri

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 21:40
Ed Sheeran

Ed Sheeran po përgatitet të dominojë sërish verën me një album të ri, të sapoparaqitur.“No.6 collaborations project”, mban 15 këngë të realizuara me pjesëmarrjen e 22 yjeve që nga Justin Bieber e deri tek Bruno Mars, nga Camilla Cabello tek Eminem, Travis Scott dhe Khalid.

Në të vetmen intervistë të dhënë me këtë rast, ai ka thënë: “Ky nuk është albumi im i ri. Sidoqoftë pavarësisht se si ai do ta përcaktojë, ‘No.6 collaborations project’ është gati të pushtojë majat e klasifikimeve verore”.

Një disk në të cilin ka shumë rep dhe R&B, por edhe nota latine e ku Sheeran i përshtatet stilit të bashkëpunëtorëve të tij.

Pjesë e tij janë këngë si Feels, me Young Thug dhe J Hus ose Blow, me Bruno Mars dhe Kris Stapleton. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat