Lipa: Promovimi i Kosovës, qëllimi i festivalit ‘Sunny Hill Festival’

Muzikë

Lipa: Promovimi i Kosovës, qëllimi i festivalit ‘Sunny Hill Festival’

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 10:37
Dukagjin Lipa

(E plotësuar) - Në vigjilje të festivalit ‘Sunny Hill Festival’, organizatori i saj, Dukagjin Lipa tregoi për te rejat që do ta përcjellin këtë festival këtë vit.

Ky festival sipas Lipajt, ka për qëllim të promovojë vendin tonë, të krijojë mundësi që artistët tanë të ndajnë platformat me artistët botërorë.

" Sunny Hill Festival veç ka startu, e keni parë në media dhe në kanalet tona. Shfrytëzoj rastin me falënderuar birrën Peja. Ky është viti tretë duke përfshi edhe vitin 2016. Qëllimi është promovimi i vendit tonë, artistëve tonë, mundësia e ndarjes së platformës tonë me artistë të mëdhenj botërorë me artistë shqipfolës. Po shpresojmë nga viti në vit të jemi më të mëdhenj dhe të jemi pikë referuese e rajonit", tha Lipa.

Ndërsa drejtori ekzekutiv i birra Peja, Ernest Jusufi, tregoi se bashkëpunimi me Sunny Hill Festival do të vazhdojë edhe tri vite të tjera

"Po ka mundësinë mi pru do yje që askush si ka pru në rajon. Kemi bashkëpunim që nga viti 2016,dhe do të vazhdojmë edhe 3 vitet e ardhshme, po shpresojmë që krejt Evropa ka me ardhë këtu. Jam shumë krenar që jemi pjesë e këtij festivali" tha Jusufi.

***

Mbahet konferenca e organizatorëve të “Sunny Hill Festival 2019” 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat