Moti i ligë nuk po e ndal publikun e ‘Sunny Hill Festival’, parku ka filluar të mbushet - Bota Sot
Moti i ligë nuk po e ndal publikun e ‘Sunny Hill Festival’, parku ka filluar të mbushet

Muzikë

Moti i ligë nuk po e ndal publikun e ‘Sunny Hill Festival’, parku ka filluar të mbushet

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 17:47
‘Sunny Hill Festival’

Sot mbahet dita e dytë e festivalit.

Në kryeqytet është duke mbizotëruar një mot i ligë por kjo nuk po ndal publikun e ‘Sunny Hill Festival’ që tashmë kanë nisur të mbushin parkun e Gërmisë.

Faqja zyrtare e ‘Sunny Hill Festival’ minuta më parë ndau një video në Instastory ku shihet një numër i konsiderueshëm i publikut duke vallëzuar edhe gjatë reshjeve të shiut.

Kujtojmë se sot ndër emrat kryesorë që do zbresin në skenë janë: Gashi, Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son, Buta paraqitjet e të cilëve pritet ta ‘elektrizojnë’ publikun.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...