Humb betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta artisti italian

Muzikë

Humb betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta artisti italian

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 12:21
Fred Bongusto

Këngëtari i njohur italian Fred Bongusto ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 84 vjeçare.

Mediat italiane shkruajnë se artisti ka humbur betejën e tij me sëmundjen e rëndë nga e cila vuante prej disa kohësh.

Bongusto ka qenë shumë i njohur në vitet 1960-1970 dhe një nga këngët e tij më të famshme është “Una rotonda sul mare”.

Image

Ai ka kompozuar gjithashtu kolonat zanore të 24 filmave, përfshirë edhe filmat “Fantozzi contro tutti” dhe “Superfantozzi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat