Arbër Krasniqi sjell këngën e re “The End Is Here” - Bota Sot
Arbër Krasniqi sjell këngën e re “The End Is Here”

Muzikë

Arbër Krasniqi sjell këngën e re “The End Is Here”

Më: 1 janar 2020 Në ora: 16:29
Arbër Krasniqi

Arbër Krasniqi sapo e ka lansuar këngën e tij më të re të titulluar “The End Is Here”.

Tekstin, këndimin dhe miksimin e ka bërë vet ai, ndërsa për solon në kitarë është përkujdesur Leonard Canhasi.

Arbëri është kompozitor i muzikës filmike dhe teatrale.
Ai kishte kompozuar edhe një këngë për filmin e prodhimit amerikan të titulluar “My Sekret War”, ndërsa më herët e ka realizuar edhe muzikën e shfaqjeve “Komedi e Kuqe” dhe “Fati i Rozit” – kjo e fundit u shfaq edhe para publikut amerikan në New York.

Krasniqi po ashtu e ka bërë muzikën edhe për filmin dokumentar “House No.57”.

Arbër Krasniqi ka kompozuar edhe shumë këngë të tjera. Përveç kësaj, ai është edhe mjaft aktiv me koncerte brenda dhe jashtë Kosovës

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat