Selimi: Fatkeqësi që edhe këtë vit nuk do të kemi sallë koncertesh

Muzikë

Selimi: Fatkeqësi që edhe këtë vit nuk do të kemi sallë koncertesh

Më: 26 janar 2020 Në ora: 13:06
Dardan Selimaj

Është një ndër fytyrat më të njohura të ekranit në vendin tonë.

Producenti i Kohavisionit, këtë vit mbush 15 vite që kur u bë pjesë e medias.

Ani pse ka shtatë vite që nuk shfaqët në ekran, Dardan Selimaj vazhdon të qëndrojë prapa çdo emisioni që ne shohim përmes këtij televizioni.

Në një intervistë për “Cult”, Selimaj tregon se pas 15 vite në media i duket se profesioni e ka zgjedhur atë dhe jo ai profesionin.

Selimaj: Ndoshta më shumë mua më ka zgjedh profesioni

“Natyrisht, 15 vjet kanë kaluar shpejt, nuk e di nëse dikur ose në atë kohë e kam mendu jetën që ka me qëndru aq gjatë në media, nuk është që i parashoh senet ose bëjë plane që ky ka me qenë profesioni im, ndoshta më shumë mund të them se më ka zgjedh profesioni mua se unë profesionin, edhe natyrshëm prej gazetarit, moderatorit, producentit të disa emisioneve, kam kalu nëpër disa faza të zhvillimit brenda për brenda medias”, thotë ai.

Ndonëse janë bërë shtatë vite që kur Dardani u largua nga ekrani dhe mori vendim të qëndrojë si producent i KTV-së, ai thotë se kush e ka provuar një herë të shfaqet në ekran, natyrisht se do t’i mungojë.

Selimi: U mungon ekrani ata që e provojnë një herë

“Njerëzit të cilët një herë e provojnë të qëndruarit para ekranit, pavarësisht se thonë se janë mërzitë prej ekranit ose nuk iu pëlqen më me dal në ekran, ajo ju mungon, por vazhdojnë dhe mësohen pastaj kur ata vendosin se për një arsye ose tjetër dalin dhe punojnë si producent, regjisorë, skenarist ose thjesht si gazetar”, shton Selimaj.

Dardani ndryshe është edhe menaxher në Filharmoninë e Kosovës, e ku tha se edhe këtë vit nuk do ta kemi një sallë koncertesh, ani pse po bëhen 20 vite të Filharmonisë.

Selimi: Fatkeqësi që edhe këtë vit nuk do të kemi sallë koncertesh

 “Sallë koncertesh, apsolutisht është fatkeqësi që edhe në 2020 nuk do ta kemi, jo sepse unë I marr vendimet për këtë pjesë por sepse duke e njohur fushën dhe krejt zhvillimet në këto vjet e fundit nuk e besoj se do të ketë lëvizje shumë pozitive në këtë drejtim”, thotë ai.

Dardani si drejtor artistik i “Dam Festival”, tregon se festivali këtë vit shënon 15 vjetorin por ende ballafaqohen me probleme të njëjta.

Selimi: Tema e “Dam Festival” do të jetë “rrënjët”

“Sivjet natyrisht Bethoven-i do të jetë pjesë e programit të festivalit, për arsye shumë të thjeshtë që shënohet përvjetori i tij i madh, por në përgjithësi ne më shumë do të merremi me muzikën e vjetër dhe prandaj tema e festivalit do të jetë “rrënjët”, për të sjell një seri koncertesh që kanë me na dërgu shumë vite më përpara për me hulumtu se ku e ka zanafillën muzika që e dëgjojmë dhe e interpretojmë sot”, shtoi ai.

Ndonëse vitin 2020 e cilëson si viti i tij, pasi shënohen këto përvjetorë të rëndësishme për të, Dardani thotë se ndoshta mund të rikthehet prapë në ekran.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat