Filarmonia e Kosovës nesër mban koncert, marrin pjesë pesë artistë të huaj

Muzikë

Filarmonia e Kosovës nesër mban koncert, marrin pjesë pesë artistë të huaj

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 16:03
Filarmonia e Kosovës

Në Prishtinë nesër do të interpretohet vepra e cila do të jetë premierë botërore. Me shtatë vepra premiale me laramani të epokave stilistike nga baraku e deri te muzika më bashkëkohore, e me pesë artistë nga vende të ndryshme të Evropës, nesër në “Sallën e Kuqe” të Pallatit të Rinisë do të ketë koncert të orkestrës simfonike të Filarmonisë së Kosovës.

Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari sot ka promovuar orkestrën që do performojë nesër plot shtate vepra.

“Jemi këtu për të promovuar, koncertin e radhës të orkestrës simfonike të Filarmonisë së Kosovës që do të mbahet nesër pra ditën e diele, me 1 mars, këtu në sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë. Përmbajtja programore e këtij koncerti të veçantë përfshin plot shtatë vepra premiale me një laramani të epokash stilistike nga baroku e deri te muzika më bashkëkohore e shekullit XXl. Në realizimin e këtij programi ambicioz kemi ftuar pesë artistë që vijnë nga Gjermania, Italia, Zvicra dhe Polonia.. Ne kemi nderin që interpretimi i kësaj vepre në Prishtinë paraqet premierë botërore”, tha Jashari.

Solistja soprano nga Polonia, Aleksandra Gudzio tha se është hera e parë qe vjen në Kosovë, për çka shprehu kënaqësinë që të jetë në këtë vend për këtë koncert.

“Është hera e parë për mua këtu në Prishtinë, në Kosovë, dhe më pëlqen ky vend shume, më pëlqen ky qytet, është nder i madh të jem këtu dhe të mbaj koncert e të këndoj bashkë me këtë orkestër kaq të mire dhe mezi pres për koncertin e nesërm, me këta njerëz kaq të mirë”, tha ajo.

Jashari tha se dirigjenti i këtij koncerti do të jetë Dariusz Mikulski, nga Gjermania. Është hera e dytë që Mikulski dirigjon në Filarmoninë e Kosovës.

Edhe violinisti David Alogna tha se është i kënaqur që ndodhet në Prishtinë, derisa theksoi se ky është koncerti i parë për pikolo trumbetë dhe violinë.

“Me të vërtetë jam i lumtur që jam këtu. Nesër do të jetë premiera e kësaj opere të mrekullueshme, është përplot sugjerime, mendoj që është koncerti i parë për pikolo teumbetë dhe violinë që është shkruar ndonjëherë, jo, nuk është, është njëra nga pjesët me plotë sugjerime, mendoj që do të jetë një aventurë e mrekullueshme gjithashtu edhe për publikun kjo muzikë, sepse është sikur udhëtim, udhëtim muzikor. Jam shumë i lumtur, dhe jam në formë të mirë, pa coronavirus, pra çdo gjë është e mrekullueshme, dhe më pëlqejnë kosovarët dhe gjithashtu kjo orkestër është plot hare dhe plotë dashuri për muzikën që të japë emocion”, u shpreh ai.

Otto Sauter, që luan në pikolo trumbetë, tha se pret që nesër të ketë shumë të interesuar që do të vijnë të dëgjojnë këto vepra.

“Është një pjesë e mrekullueshme kur e dëgjuam herën e parë me komplet orkestrën…… Dhe mendoj që audienca do ta pëlqejë këtë pjesë, përveç kësaj ne po i mësojmë studentët në fakultet, dhe kemi disa talent të mëdhenjë në klasa, dhe mezi pop res që këtë pasdite si zakonisht t’i mësojmë dhe të punojmë me ta, dhe shpresoj që shume njerëz do të vijnë nesër në koncert  dhe do ta pëlqejnë muzikën”, shtoi Sauter.

Dirigjent i këtij koncerti do të jetë Dariusz Mikulski, i cili vjen për herën e dytë në Kosovë për koncerte të organizuara nga Filarmonia e Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat