Rikthehet grupi i njohur britanik i rrokut

Muzikë

Rikthehet grupi i njohur britanik i rrokut

Më: 5 mars 2020 Në ora: 08:28
Grupi britanik i Rokut, Genesis

Grupi britanik i Rokut, Genesis, ka konfirmuar se po rimblidhet për një tur në 2020, i pari në 13 vite. Phil Collins, Tony Banks dhe Mike Rutherford e bënë njoftimin në një nga emisionet e BBC, mëngjesin e të mërkurës.

Duke zbuluar detaje të turit të tyre të kthimit, ata thanë se do të performojnë një seri koncertesh në Britaninë e Madhe, më vonë gjatë këtij viti. Një nga anëtarët themelues të grupit, që u largua prej tij në 1975, Peter Gabriel, nuk do të jetë pjesë e këtij rikthimi.

Që para këtij njoftimi, grupi kishte lënë të kuptohej se diçka po përgatitej pasi kishte postuar një foto të Kollins, Banks dhe Rutherford, në faqen e instagramit të Genesis, me nënshkrimin. Atëherë ishin tre, që është edhe emri i albumit të parë të tyre si një treshe, në 1978.

I krijuar në Angli, në 1967, Genesis, ka korrur sukses me disa hite të tij, mes të cilëve Invisible Touch, I can’t dance dhe “Throwing It All Away.”

Phil Collins, iu bashkua grupi si baterist në 1970, dhe u bë këngëtari kryesor pas largimit të Gabriel. Grupi u nda në 1996, që Collins të mund të fokusohej tek karriera e tij solo. Genesis, u bë pjesë e hollit të famës së Rock and Rollit, në 2010.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat