Anulohet edhe festivali Latitude, shkaku Covid-19 - Bota Sot
Anulohet edhe festivali Latitude, shkaku Covid-19

Muzikë

Anulohet edhe festivali Latitude, shkaku Covid-19

Më: 27 prill 2020 Në ora: 20:40
Festivali Latitude

Latitude ka njoftuar se ngjarja e këtij viti është anuluar për shkak të pandemisë së Covid-19.

Festivali i këtij viti do të zhillohej në Henham Park, Suffolk nga 16-19 korrik, por sot organizatorët kanë lëshuar një deklaratë ku njoftuan anulimin e Festivalit Latitude 2020.

Organizatorët shkrujanë: “Festivali Latitude nuk do të zhvillohet këtë vit. Ne kemi qenë duke vëzhguar nga afër këtë situate dhe është bërë e qartë se nuk është e mundur që festivali të realizohet”.

Ata shtojnë se biletat e vitit 2020 do të jenë të vlefshme për vitin e ardhshëm.

Haim, Liam Gallagher, The Chemical Brothers, Michael Kiwanuka, Charli XCX, Natives Local, Phoebe Bridgers, Rina Sawayama, Marika Hackman, Girl Ray, Joy Crookes, dhe shumë të tjerë ishin përzgjedhur për të interpretuar në këtë ngjarje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat