Glastonbury në formatin e koncerteve të vogla

Muzikë

Glastonbury në formatin e koncerteve të vogla

Më: 19 mars 2021 Në ora: 23:29
Glastonbury

Organizatorët e festivalit të muzikës Glastonburyt janë duke punuar në planet për organizimin e një koncerti dynetësh dhe t’i lejojnë pjesëmarrësit në formën e një kampingu gjatë kësaj vere, ani pse kanë organizuar festivalin kryesor.

Organizatorja, Emily Eavis, ka thënë se tashmë kanë nisur procesin për marrjen e lejes, ani pse planet nuk pritet që të realizohen me siguri të plotë.

“Është mirë që të përmbushim planet dhe shpresojmë se këto gjëra të mund të ndodhin kah fundi i këtij viti”, ka shkruar Eavis në Instagram.

Për të dytin vit me radhë festivali është anuluar në muajin janar.

Familja Eavis zakonisht ishte nikoqire e 200 mijë personave në fermën Pilton të Somersetit, çdo qershor.

Sipas saj, koncertet verore do të mbahen në muajin shtator. Planifikohet që në koncerte të marrin pjesë diku 8 mijë banorë dhe punëtorë.

“Natyrisht se nuk e kemi idenë se çfarë do të bëjmë, por duam aplikimi ynë të ofrojë një mundësi. Por me gjasë nuk do të kemi ndonjë lajm për muajt e ardhshëm”, ka shkruar ajo.

Familja e njohur për organizimin e Glastonburyt, ka aplikuar edhe për një tubim më të vogël gjatë verës.

“Përsëri po them se nuk është vendim përfundimtar, por duhet t’i vëmë gjërat në lëvizje”, ka thënë Eavis.

Në muajin dhjetor, Eavis kishte thënë për BBC-në se familja po shikonte mundësitë e performancave online nëse festivali nuk do të mund të organizohej edhe sivjet shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Glastonbury është festivali më i madh muzikor në Britani dhe i pari në kalendari ne festivaleve. Ngjashëm si gjithë të tjerat edhe “Download” është anuluar, teksa “Isle of Wight” është shtyrë për në muajin shtator.

Sipas planeve të qeverisë, masat dhe distanca sociale mund të hiqen nga 21 qershori, por varet edhe nga numri i të infektuarve. Shumica e festivaleve pritet të organizohen pas muajit qershor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat