Vdiq ylli i hershëm i “rock ‘n rollit” Lloyd Price

Muzikë

Vdiq ylli i hershëm i “rock ‘n rollit” Lloyd Price

Më: 9 maj 2021 Në ora: 10:23
Lloyd Price

Ka vdekur në moshën 88-vjeçare kantautori Lloyd Price, një yll i hershëm i zhanrit të muzikës “rock ‘n rol”, raporton agjencia AP.

Në mesin e hiteve të tij janë “Lawdy Miss Clawdy”, “Personality” dhe “Stagger Lee”.

Price vdiq pas një sëmundje të gjatë, si pasojë e komplikimeve nga diabeti, ka njoftuar bashkëshortja e tij Jacqueline Price.

Lloyd Price ishte futur në vitin 1998 në Hollin e të Famshmëve të “Rock and Rollit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat