Mbrëmë në Prizren është mbajtur festivali “Zambaku i Prizrenit”, njëri nga festivalet më të vjetra të këngës qytetare.
Vendi i tretë është ndarë ndërmjet Besmir Shishkos me këngën “Më nuk je” dhe Tolga Kazas me këngën “Saril bana”.
Vend i dytë i ka takuar Donika Rushitit me këngën “Vendi nën diell”.
Ndërkaq vendin e parë e ka zënë Rovena Dilo me këngën “Medusa”.
Zambaku këtë herë shkoi për Besmir Shishkon për këngën e tij “Më nuk je”.