Guns N’Roses rikthehet pas 13 vjetësh pauzë

Muzikë

Guns N’Roses rikthehet pas 13 vjetësh pauzë

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 12:38
Guns N’Roses

Guns N’Roses po krijojnë muzikë të re, pas 13 vjetësh pauzë.

Rokerët legjendarë kanë lansuar këngën e tyre më të re të titulluar “Absurd” këtë javë, ndërkohë që lajmin e kanë bërë të ditur përmes një postimi në Twitter.

Kjo do të jetë kënga e parë e grupit të famshëm të rokut, që nga albumi i tyre i fundit, i lansuar në vitin 2008, me titull “Chinese Democracy”.

Kënga e re “Absurd” është në fakt rikrijim i një prej këngëve të mëhershme të Guns N’Roses të titulluar “Silkworms”, që nuk është lansuar asnjëherë zyrtarisht.

Rok bendi është aktualisht në një turne në Amerikën Veriore, i cili pritet të përfundojë në fillim të muajit tetor.

Ata do të zhvillojnë një turne edhe në Australi dhe Zelandë të Re, këtë vjeshtë, ndërkohë që në Evropë do të zbarkojnë për turne në verën e vitit 2022.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat